IRAK : ISIS-i shkatërron manastirin më të vjetër të krishterë në vend
Pjesëtarët e organizatës terroriste të ISIS-it shkatërruan manastirin e krishterë Shën Ilia, më i vjetri në Irak, i ndërtuar para 1 400 viteve.
Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, këtë informacion e konfirmuan pamjet më të reja satelitore.
Analistët besojnë se shembja e objektit ka ndodhur mes muajit gusht dhe shtator të vitit 2014.
Manastiri ka qenë i vendosur në njërën prej kodrave që rrethojnë qytetin e Mosulit. Është ndërtuar prej guri dhe ka patur 26 dhoma dhe një faltore.
Pas shembjes, manastiri bëhet pjesë e listës prej mbi 100 objekteve të cilat militantët e ISIS-it i kanë shkatërruar gjatë dy viteve të fundit.
Në tetor të vitit të kaluar, grupi xhiahdist shkatërroi Portën Triumfale, monument historik i vendosur në qytetin e lashtë të Palmiras në Siri, si dhe tempujt e lashtë Baalshamin dhe Bel.
Përveç Palmirës, e cila konsiderohej si një nga atraksionet më të mëdha turistike në Lindjen e Mesme, ISIS-i shkatërroi edhe statuja dhe dorëshkrime të shumta në Mosul dhe në qytetin e lashtë asirian Nimrud
Diskutime rreth kësaj post