Tashmë iPhone juaj, mund të ketë një buton virtual “Home”, edhe nëse nuk keni një buton fizik, Apple e hoqi këtë buton në vitin 2017-të, duke filluar nga modelet e iPhone X për të pasur ekran sa më të madh.
Por shumë fansa të iPhone i la të zhgënjyer heqja e butonit “Home”.
Tashmë mund ta riktheni sërish virtualisht përmes një funksioni të quajtur “Assistive Touch”.
Si ta shtoni këtë opsion?
Për ta aktivizuar shkoni te Settings, Accessibility, Touch.
Aty do të gjeni funksionin “Assistive Touch”.
Klikojeni për ta aktivizuar.
Pasi të jetë aktive, në ekran do t’ju shfaqet një buton, që mund ta zhvendosni në çdo cep të ekranit që dëshironi.
Në këtë buton virtual do të gjeni edhe funksione të tjera përveç opsionit “Home”.
Diskutime rreth kësaj post