Selfie së fundmi është kthyer në footgrafinë më të rëndësishme.
Prandaj kur në gjeneratën e re të iPhone-ve kamera e parme u bë 8-megapixel të gjithë u gëzuan.
Sipas Apple, systemi i kamerave të selfie-ve në iPhone X përdor sensorë më të shpejtë, procesorë të përmirësuar dhe algoritëm të avancuar për t’i bërë fotot të duken më mirë përmes “Smart HDR”.
Disa njerëz, që kanë blerë iPhone XS, thonë se kamerat e reja i bëjnë të duken shumë mirë – aq mirë, sa besojnë se Apple ka shtuar një algoritëm që lëmon automatikisht lëkurën e subjektit.
Apple s’ka pranuar të flasë në lidhje me aludimet dhe në faqen zyrtare nuk listohet askund një opsion që të zbukuron automatikisht. Njerëz në Reddit dhe MacRumors thonë se fotot dalin të lëmuara si rezultat i kamerës më të mirë, që pakëson papastërtitë.
Diskutime rreth kësaj post