623 kilogramët e kokainës së kapur në Portin e Durrësit, me nxitim nga ana e kryeministrit Rama janë evidentuar si një sukses i qeverisë së tij.
Meritat që mori Rama fill pas ngjarjes bënë që të tërhiqej nga reagimi i tij dhe Fatmir Xhafaj, i cili shprehej fillimisht se operacioni ishte në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.
‘’Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja. Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”, shprehej fillimisht ministri i Brendshëm.
Pas deklaratës së Ramës Xhafaj bënte prapakthehu duke shkruar: Sa për spekulimin për “përplasjen” mes deklaratës time dhe asaj të KM për bashkëpunimin me partnerët, sqaroj se: identifikimi i kokainës dhe personave të lidhur me të, ishte falë Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor.
Po pse u investua kaq fuqishëm kryeministri në këtë operacion, ndërkohë që mediat ndërkombëtare e bëjnë fakt që Shqipëria është një rrugë kalimi për drogërat e forta?!
Po ashtu ambasada amerikane nuk e quajti një sukses operacionin e Durrësit, duke e parë kapjen e një sasie kaq të madhe droge si një tregues i rritjes së trafikut të drogës.
Rama me shumë meritë shprehet në videon e mëposhtme: Ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur prej nesh, po i ka shpëtuar kontrolleve në portet e Bashkimit Europian. Ky ka qenë një operacion mirëfilli i agjensive ligjzbatuese pa asnjë sinjalizim nga vendet partnere.
Po a ka qenë ky vërtet një operacion pa asnjë indicie nga partnerët ndërkombëtarë?
Faktet që vinë nga raportet e mediave të huaja thonë që jo. Pasi është e pamundur që një operacion i tillë të zbulohet vetëm me analizë rrisku, ashtu siç u tha nga autoritetet shqiptare.
Jo më larg se dje një raport i Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotive zbulonte se Shqipëria mbetet ende një rrugëkalimi dhe për drogërat si heroina.
“Trafikimi i heroinës kryesisht përdor transportin rrugor për të sjellë heroinën në tregje në Qendrore dhe Perëndimore Evropë, duke përdorur kamionë, autobusë dhe automjete private. Greqi dhe Italia janë destinacionet kryesore për heroinën e trafikuar. Gjithnjë e më shumë, disa prej heroinave të trafikuara kanë qenë ruajtur në Shqipëri për konsumatorët lokalë.”, thekson INCB.
Diskutime rreth kësaj post