Kryeministri shqiptar Edi Rama këtë ka publikuar intervistën e plotë të dhënë për median greke “Kathimerini” në të cilën ai ka dhënë detaje në lidhje me mungesën e ftesës nga homologu Mitsotakis për darkën joformale të liderëve të Ballkanit para disa ditësh në Athinë, megjithëse shprehet se nuk do vepronte në të njëjtën mënyrë si kryeministri grek.
Rama ka theksuar se gjërat e politikës nuk i merr personale. Rama është pyetur edhe për çështjen “Beleri” duke thënë se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit. I pyetur nëse kjo çështje e dëmton imazhin e Shqipërisë, Rama ka thënë se një Qeveri e huaja nuk ka të drejtë që të ndërhyjë dhe të komentojë aktet e sistemit gjyqësor të një vendi tjetër.
“…nuk jam dakord që një qeveri e huaj mund të komentojë aktet e sistemit gjyqësor të një vendi tjetër, akoma dhe nëse janë vende shumë mike. Nuk është sjellje europiane, sipas mendimit tim. Pastaj, nuk i dimë të gjitha rreth çështjes. Do i mësojmë kur të paraqiten gjithë faktet në sallë gjyqësore nga prokurori special. Por nga sa njohim, e para u kap duke blerë vota. E dyta, asgjëkund në ligjet e Shqipërisë nuk parashikohet që qeveria apo kryeministri të lëshojë leje dalje nga burgu e një të burgosuri. Dhe e fundit, mbahet sepse pasi u drejtua në tre nivelet e drejtësisë shqiptare, nuk mundi të lirohet,” tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post