Emisioni Opinion ku kryeministri ishte i ftuar para 4 gazetarëve i ka kushtuar 45 minutat e para të tij çështjes së shembjes së teatrit, por asnjë nga teleshikuesit nuk ka arritur të sqarohet nga asnjë pyetje përgjigje për akuzat konkrete që janë ngritur dhe për versionin e kryeministrit për to. Përshembull, Andi Bejtja bëri një pyetje nese duhet pritur për shembejen deri sa te kemi një Gjykatë Kushtetuese që të shprehet për ligjin special. Pas pyetjes vijuan batuta, biseda shkoi tek kinematë, vazhdoi në Elbasan, kaloi tek stadiumi, u komentuan shijet futbollistike të Robert Rakipllarit dhe vetëm përgjigje nuk u dha.
Pastaj Rama u pyet se si ka mundësi se mbi 80 % të garave dhe tenderëve i ka dhënë pa konkurrim. Biseda kaloi te BE, te rruga e Arbrit, te PPP e Gjermanisë, por përgjigje nuk u morën.
Gjatë emisionit, nuk u përmend as sa para (thuhet mbi 200 milion Euro) fiton kompania Fusha, se si mbiu ai pronar i një ngastre të vogel mes 8 mijë metrave katrorë tokë publike, as pse u shmang Këshilli Bashkiak, as se pse u rivotua në kuvend një variant që të fitojë sërish Shkëlqim Demir Fusha….
Dhe kush ka pritur deri në fund se mos sqaronte ndonjë gjë më shumë për teatrin duke u përpjekur të kuptojë se pse Rama kishte pranuar të ballafaqohej për këtë temë duke mos sqaruar asgjë, ka mbetur i zhgënjyer. Sepse kryeministri edhe emisionin e kishte bërë me regjistrim, pasi nxitonte të shkonte në një darkë private. Atëherë pyetja që shtrohet është: Po pse doli kur kishte të tjera impenjime dhe s’kishte asnjë gjë për të thënë?
Diskutime rreth kësaj post