Në një formë që nuk reflekton shumë peshën e viteve të kaluar dhe pa harruar zakonet e vjetra, Fatos Nano zbriti nga makina që e drejtonte vetë dhe mori pjesë në përkujtimoren e luftëtarëve të UÇK, të organizuar nga kryetari i BDI, Ali Ahmeti në qytetin e Durrësit.
Pasi përfundoi shkrepjet me njerëzit që kërkojnë gjithmonë një fotografi me të, Ora News e pyeti nëse mund të rikthehet ndonjëherë sërish në politikë.
Nano tha se këto aktivitete janë dëshmi që ai nuk e ka lënë ndonjëherë politikën, por vetëm kaq, sepse siguroi se politikës aktive të kulisave të Tiranës nuk do t’i rikthehet.
Është folur shumë për rikthime të mundshme në politikë, për një përmirësim të raporteve me kryeministrin, t’i lëmë thashethemet, na jepni dot një përgjigje si është e vërteta?
Fatos Nano: Përgjigjet janë këtu në mes të njerëzve
Mendoni se jeni ende simpatik në radhët e njerëzve ?
Fatos Nano: Pse nuk e dini ju këtë?
Jo nuk e di, po ju pyes juve
Fatos Nano: Ja kam gjysmë orë që bëj selfie
Rikthim i mundshëm?
Fatos Nano: Unë nuk jam larguar nga politika dhe kjo është një pjesë e veprimtarisë sime.
Po në politikën aktive?
Fatos Nano: Në atë që bëhet prapa kulisave jo, të tjerat si ju dukem me shëndet mirë?
Ish- kryeministri Fatos Nano aktualisht jep kontributin e tij edhe pranë një firme lobimi politik të quajtur Alber and Geiger, duke përfaqësuar interesat e klientëve në nivelet më të larta të lidershipit të Bashkimit Europian.
Diskutime rreth kësaj post