Pasi kompletuan afrimet në portë dhe repartin defensiv, tashmë “zikaltërit” e Inter kërkojnë të forcojnë sulmin e skuadrës, të “gjymtuar” pas largimit të Romelu Lukaku, ku opsionet nuk janë të pakta, mirëpo bordi i nënkampionëve të Evropës, nuk ka dëshirë të shpenzojë shumë.
Pas Alvaro Morata, Mehdi Taremi, Folarin Balogun e Marko Arnautovic, tashmë në “radarët” e “zikaltërve” ka rënë “bomberi” kamerunas i Bayern Munich, Erick Maxim Choupo-Moting, me këtë të fundit, që pas zyrtarizimit të Harry Kane nuk pritet të ketë shumë hapësira në skuadrën e Thomas Tuchel.
Për këtë aryse, “zikaltërit” mund të nisin negociatat për “veteranin” e sulmit, i cili është lloji tipik i “goleadorit”, që i nevojitet teknikut Simone Inzaghi, në majën e sulmit të “gjarpërinjve” të Milanos.
Diskutime rreth kësaj post