Komisioneri Evropian për zgjerimin Olivier Varhelyi është shprehur se puna për miratimin e kornizave negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë.
“Puna duhet të vazhdojë dhe është e rëndësishme që të bihet dakord për kornizat negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mbahen sa më parë Konferencat e Para Ndërqeveritare,” tha Varhelyi.
Ai vazhdoi fjalën e tij duke thënë se të gjithë duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e hapura. Varhelyi garantoi të gjitha palët se është në mbështetje të gjetjes së një zgjidhje.
Ditën e sotme po mbahet një video konferencë e Ministrave të Çështjeve evropiane, ku do të diskutohet edhe për kornizën e negociatave dhe Konferencën e parë Ndërqeveritare.
Diskutime rreth kësaj post