Nga Marilo Meta
Integrimi kjo fjalë e huazuar që ëndërrohet kaq shumë nga populli shqipëtar, të cilët nuk e shohin atë si një proçes gjithëpërfshirës në të mirë të tyre, të arritshëm në saj të përpjekjeve reale të secilit prej nesh.
Shqipëria ky vend gjeografikisht në Evropë me një histori të lashtë të pëbashkët, me shkëmbim njerëzish, kulture dhe tregtie ndër shekuj që nga antikiteti greko-romak, perandoria bizantine, ajo osmane dhe me luftërat që ka kaluar shfaq një ngjashmëri të madhe me vendet Evropiane.
Shqipëria me këtë popullsi të lashtë dhe stoike të cilët qëndrojnë indiferent ndaj zbatimit të integrimit duke u bërë shumë të ndryshëm nga vendet e tjera Evropiane.
Ky indiferenzirëm vjen si pasojë e indolencës intelektuale, e plogështisë dhe e megalomanisë së theksuar të këtij populli.
Edhe pse kemi një histori që shkon mbrapa në kohë me vendet e tjera fqinje të Evropës jemi po aq të ndryshëm përsa i përket kulturës duke filluar nga gjuha, traditat, vallet, arkitektura, arti, duke vazhduar më tej me ideologjinë komuniste dhe tani drejt udhëkryqit të një vendi globale që na duhet akoma rrugë të gjatë për ta arritur.
Dëshira për integrim, për jetë më të mirë, për mirëqënie e bënë shumë Evropian këtë vend në parim, por gjithsesi qëndron si një mozaik i prekuar nga epidemia, i rrethuar nga mure të fortifikuara, me dyer të mbyllur me dry të ndryshkur në përpjekje të këtij populli të kalojnë këto mure me shkallë prej letre dhe të hapin dyert me premtime mashtruese “pseudoAbrakadabra” drejt Evropës.
Integrimi nuk është një dhuratë por është një përpjekje e gjithësecilit individ për të ndryshuar diçka, në jetën e tij të përditëshme në raport me veten dhe me të tjerët.
Po e shkruaj tani këtë artikull, në shekullin e Globalizimit ku individi nuk është më vetëm qytetar i një vendi/shteti por është edhe qytetar i këtij ‘Globi’, duke ndërthurur kulturën dhe duke u mirëkuptuar pa dallim kombësie, rrace apo ngjyre… Po unë, ju, ne shqiptarët a ndihemi qytetar të tillë ? Ende jo, por pse ?
Sepse nuk arrijmë të integrohemi… Por a janë Shqipëtar dhe ata individ që kanë emigruar dhe janë integruar më së miri me mënyrën e jetesës botërore…? Pse ne që jetojmë këtu, në këtë vend nuk mundemi, çfarë po na bllokon, çfarë po na tërheq zvarrë me vakum idesh drejt ferrit të Dantes…?
Mendoj që populli Shqipëtar është pragmatist në zgjedhjet e tij, mendon për të “mirën” e shpejt dhe të përkohshhme, pa menduar vallë a është kjo zgjedhja e duhur për të dhe për brezat në vijim. Popullit i mungon vizioni, ka fituar një ndjej zymtesie duke e lënë proçesin e integrimit të kalbur në sirtar.
Si për deduksion themi që sa të ngjashëm jemi me vendet Evropiane nga pozita gjeografike dhe nga lashtësia, po aq të ndryshëm jemi nga mentaliteti, kultura, vizionet për të ardhmen dhe sa Evropian jemi thjesht në parim për të qënë pjesë e këtij komuniteti…
Diskutime rreth kësaj post