Sipas analizave të institutit amerikan Pew Research Center, me shumë mundësi, Islami do të jetë feja më e madhe e përhapur në botë brenda vitit 2070 dhe 10% e popullsisë në Europë do të kenë përqafuar këtë besim fetar.
Duke analizuar ndryshimet demografike mes besimeve kryesore, kërkuesit kanë mundur të zbulojnë se popullsia botërore islame do të rritet me 73% nga viti 2010 në vitin 2050, që është gati sa 2-fishi i rritjes së popullsisë kristiane (35%).
Muslimanët janë grupimi i besimit fetar me rritjen më të shpejtë në të gjithë botën – Kombinimi i ndikimit të vazhdueshëm të Shtetit Islamik (ISIS) dhe grupeve të tjera ekstremiste që kryejnë aktet e dhunës në emër të Islamit, kanë bërë që myslimanët dhe besimi islam të jenë në ballë të debatit politik në shumë vende.
Pas këtij fenomeni janë dy faktorë kryesorë dhe të dy lidhen me demografinë. Në radhë të parë, muslimanët kanë më shumë fëmijë krahasuar me njerëzit e tjerë të besimeve të tjera fetare. Në të gjithë botën, një femër muslimane ka mesatarit 3.1 fëmijë, kundrejt 2.3 fëmijëve që kanë femrat e grupeve të tjera të besimeve të ndryshme.
Muslimanët janë edhe më të rinjtë (me moshë mesatre 23 vjeç në vitin 2010), mes të gjithë grupeve të tjera fetare.
Popullsia muslimane po rritet veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe në Evropë falë migrimit, ku kërkimi i fundit shkencor parasheh që deri në vitin 2015, 10% e evropianëve do të jenë muslimanë. Numri i ateistëve dhe personave jo-fetarë do të bjerë nga 16.4% e popullsisë botërore në 13.2%.
Diskutime rreth kësaj post