Përmes aktit të fundit normativ duke rritur shpenzimet në nivel qendror dhe lokal, qeveria ka përcaktuar edhe 500 milionë lekë për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë që do të ngrihen.
“Deri në 500 milionë lekë, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” thuhet në vendim.
Në datë 23 qershor me vendim qeverie, Edi Rama miratoi 103 mln lekë për restaurimin e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, me qëllim sistemimin e ambienteve të saj aktuale, në funksion të organeve të Vetting-ut.
Ndërkohë që fondet për ngritjen e institucioneve po miratohen paralelisht me krijimin e organeve të reja të gjyqësorit në Shqipëri.
Pika të tjera me interes të miratuara me aktin e sotëm nga qeveria janë 3 miliardë lekë të tjera për sektorin e energjisë (22.6 milionë euro), nga 1.5 miliardë që kishte parashikuar në fillim të vitit. Fondet shtesë do të shkojnë për të paguar kreditë e kompanive publike të energjisë.
Por mbështetja për energjinë nuk është zëri i vetëm që preket. Thatësira ka edhe një kosto tjetër për buxhetin e shtetit, atë që vjen nga emergjencat. Drafti i rishikuar rrit me 1.2 miliardë lekë, pak më pak se 10 milionë euro, fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, i cili shkon për të përballuar faturën e zjarreve, por edhe ngjarjeve të tjera të paparashikuara që mund të ndodhin deri në fund të vitit.
Diskutime rreth kësaj post