Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duken iu referuar mediave të huaja dhe epidemiologut Sir Jeremy Farrar, shprehet se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.
Mirëpo Manjani shkruan se të gjithë do të shpëtojmë nga COVID-19 vetëm kur të dalë vaksina dhe sipas tij e rëndësishme është që vaksina të përdoret nga të gjitha shtet dhe jo veç e veç pasi kështu nuk ka efekt.
Postimi i plotë:
“Informacion, jo konspiracion.
Sir Jeremy Farrar dhe epidemiologjistë të tjerë që flasin në BBC, po thonë se NUK KA VALË TË DYTË.
Ka virus ekziston përditë, për minut dhe gjithandej në botë.
Nuk është si viruset e tjera ku jemi mësuar të shohim valë të para të dyta e të treta. COVID 19 është prezent dhe mund të bëjë dëm në çdo moment. Qeveritë (më së shumti i referohen qeverisë Angleze) bëjnë gabim që e konsiderojnë sulmin virusal si të valëzuar.
Hapësira midis “valëve” është njësoj e rrezikshme, sepse virusi është në mënyrë konstante midis nesh. Ndaj ska kuptim valëzimi.
Gjithashtu, exiti i vetëm nga kjo gjendje është vaksina. Vaksina nuk ka efekt nëse vendet e përdorin veç e veç
Nëse përpjekja për vaksinë të sigurtë do rezultojë e paefektshme, njerëzit do të duhet të mësohen të bashkjetojnë me virusin, siç kanë mësuar të bashkëjetojnë me AIDS, fjala vjen.
Mbyllja e jetës nuk është më opsion, aq më pak terapi.
Kështu thonë.
Unë i besoj 100%.
#shihniBBCdheTVtëhuaja” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post