Ngjarja në një qendër të moshuarish në Pejë ka shokuar opinionin publik prej ditës së djeshme, ku një e moshuar dhunohej fizikisht nga infermierja. Reagimet kanë qenë të shumta dhe ka patur analzia dhe dyshime mbi shërbimet në këto qendra edhe në Shqipëri. Mimoza Kalaja, adiministratore e nje prej qendrave te kujdesit per te moshuarit ne Tirane, foli per rastin e dhunes ne Kosove, duke e cilesuar çnjerëzore dhe turp për kolegët e saj
Shpreh një keqardhje shumë të madhe për atë që ndodhi por mbi të gjitha ndjehem shumë e turpëruar për një kolegen time e cila ka bërë këtë akt kaq të shëmtuar, madje mund të thoja edhe shumë të frikshëm kur e shikon dhe kur e dëgjon dhe nuk kam fjalë për ta komentuar.Kam 38 vite punë dhe sinqerisht nuk kam hasur infermiere në këtë nivel. Kemi pasur raste që I kemi etiketuar si infermiere të paafta ose të papërgjeshme teknikisht por deri këtu, të paktën në vendet ku kam punuar nuk kam hasur një personel të këtillë” tha ajo.
Ndër të tjera ajo u shpreh se në Shqipëri nuk ka testime psikologjike për infermierët që merren me kujdesin e të moshuarve, duke e cilësuar këtë si një problematikë.
Këtu tek ne të paktën se nuk e di se cfarë ndodh në Kosovë nuk ka një testim psikologjik të këtyre infermierëve që do punësohen në këto spitale. Edhe pse kanë mbaruar një shkollë.Madje jashtë edhe pa filluar shkollën fillonte testimi psikologjik.
Diskutime rreth kësaj post