Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi ka rezultuar pozitive me koronavirus sëbashku me 2 fëmijët e saj. Donika e ka dhënë lajmin vet përmes një postimi në rrjetet sociale dhe bën thirrje që të ndiqen rekomandimet e IKSHPK-së.
“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Cóvid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.
Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, – shkroi ajo.
Diskutime rreth kësaj post