Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulan Muka ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundi janë identifikuar me koronavirus 13 mjekë dhe infermierë në QSUT.
Sipas Mukës, kur nuk i respektojnë protokollet ‘ajka’ e mjekëve, çfarë mund të presësh nga njerëzit e thjeshtë.
Mirëpo Muka nuk mjaftohet me kaq dhe nxjerr disa prapaskena nga mënyra sesi e fillojnë punën mjekët shqiptare, me një dopio raki dhe byrek që në mëngjes.
“13 staf mjekesor ne QSUT te infektuar, lind pyetja: sa paciente kronike kane infektuar dhe per pasoje kane vene ne rrezik jeten e tyre?! Kur QSUT, “ajka” e mjekeve ne vendin tone, nuk zbaton protokollet, ç’mund te presim nga shoqeria shqiptare?
Personalisht nuk habitem, pasi kur isha student, nje pjese e mjekeve ne QSUT e fillonin punen ne mengjes me nje dopjo raki dhe byrek, e nuk dinin se çfare ishte protokolli mjekesor, e nuk besoj te kete ndryshuar! Hapja duhet te vije me rregulla strikte, e kryesisht ne spitale; perhapja e infeksionit ne spitale eshte nje nga faktoret kryesore te vdekshmerise qe vihet re sot!”, – shkruan Muka.
Diskutime rreth kësaj post