Një mesazh në emër të Lulzim Bashës po u shpërndahet anëtarëve të Partisë Demokratike. Denoncimin e ka bërë përfaqësuesit ligjor i PD-së, Indrit Sefa i cili thotë se përmes Call Center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që s’kanë lidhje me PD-në në kuadër të një fushate dezinformuese që vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar.
Sipas Sefës rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.
‘Ata që vazhdojnë të ëndërrojnë që të mbajnë peng dhe dëmtojnë PD, kane ndërmarrë këto dy ditë një fushate dezinformimi. Përmes call center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD, por që u dërgohen anëtarëve të PD në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD.
Rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë. 29 Korriku është një ditë e rëndësishme për demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët.’- shkruan Sefa.
Diskutime rreth kësaj post