Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha ka deklaruar se procesi i mbledhjes së firmave ka qenë transparent dhe i bëri thirrje Gazment Bardhit që të verifikojë çdo emër që ka firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Në një intervistë televizive, Hoxha theksoi se më 11 dhjetor Lulzim Basha duhet të jetë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ku do të diskutohet situata aktuale madje do të bëhen edhe disa ndryshime në statut.
“Më 11 e kanë thirrur anëtarët e Kuvendit të PD dhe në moment kur shumica flet dhe kërkon, pakica dhe minoranca duhet t’i bashkohet shumicës. Zoti Basha duhet ti bashkohet dhe kam përshtypjen edhe kam besimin se Basha do të vijë në datën 11 në Kuvendin e PD.
Nuk është kryetari mbi kuvendin por është Kuvendi mbi kryetarin e PD është organi më i lartë politik drejtues i forcës tonë politike. Unë sot isha në PD së bashku me drejtues të kryesisë të degës nr.1 në Tiranë që bënë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur”, tha Hoxha.
Më tej ai ka hedhur akuza të forta ndaj Bashës dhe Gazment Bardhit, duke shprehur se njëri është i marrë peng e tjetrit nuk mund t’i besohet sepse ka qenë ish ministër i Ramës.
“Nuk mund të falsifikohen firmat e strukturës së partisë. Ky është një proces tejet transparent, firmat janë në selinë e PD, janë në zyrën e kryetarit të Kryetarit të këshillit. Zotin Bardhin unë nuk e marr seriozisht pasi ai është ish-ministër i Edi Ramës, ka qenë 6 muaj. Në CV e tij politike ai ka pasur shef Edi Ramën dhe që këtu unë zotin Bardhi nuk e marr seriozisht dhe opozita është e kapur.
Kryetari i partisë është marrë peng, nr 2 i Partisë Demokratike ka qenë ish-ministri i Edi Ramës mezi ikën nga kabineti në fund shtatori i kanë dorëzuar mandatet të 2017 sepse nuk donin të iknin për të bashkuar bashkëqeverisjes me tezën e “Republikës”, shtoi Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post