Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha, prezantoi kandidaturën në primare për Bashkinë e Vorës, ku ka theksuar se është kontribues modest dhe Vora është një zonë me tradita por me rëndësi të madhe ekonomike dhe strategjike në aksin Tiranë-Durrës
“Unë besoj se rëndësia e këtyre zgjedhjeve përligj një impenjim në terren të drejtuesve më të lartë të PD. Unë jam veçse një kontribues modest në këtë drejtim, por kam energjinë dhe motivimin për ta fituar këtë garë.
Vora është një zonë jo vetëm me tradita por me rëndësi të madhe ekonomike dhe strategjike në aksin Tiranë-Durrës. Ndaj, duke shpallur kandidaturën time për primaret e kësaj bashkie, unë afirmoj rëndësinë që i kushton Partia Demokratike çdo bashkie, çdo njësie të qeverisjes vendore në këto zgjedhje.
Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë”, tha ai në një deklaratë për mediat.
Diskutime rreth kësaj post