Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha, me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan se të rinjtë në “Foltoren” e Sali Berishës, janë përballur me arrestime për protesta nga regjimi i Edi Ramës.
Indrit Hoxha thekson gjithashtu, se është Lulzim Basha, ai që është kthyer oksigjen për këtë pushtet.
Postimi i Indrit Hoxhës:
“Te rinjte qe ishin sot ne takim me Sali Berishen, pjesa me e madhe e tyre gjate ketyre 8 viteve jane perballur me arrestime, shantazhe dhe pr*esion nga qeveria e Edi Rames, nje pjese e mire e tyre vazhdojne akoma kalvarin e gjate te proceseve gjyqesore kundra qeverise vetem dhe vetem pse kane ushtruar te drejten e tyre per te protestuar kunder rregjimit te Edi Rames.
Ata te rinj qe ishin sot s’kane qene as ministra, as drejtora, as kryetar bashkie, madje nje pjese e tyre nuk u lekunden perpara joshjes se Edi Rames per te marre mandatet, kur opozita i dorezoi, por i qendruan besnik idealeve te tyre per te luftuar nje regjim qe eshte instaluar dhe tashme ka hyre ne mandatin e 3-te edhe me ndihmen e Lulzim Bashes.
Kryetari ne detyre i PD eshte i vetmi sot qe ka mare peng opozitem dhe eshte kthyer ne oksigjen per pushtetin e Edi Rames, beteja e te rinjve sot eshte me e madhe sepse duhet te çlirojme opoziten dhe me pas te permbysim regjimin e Edi Rames”, shkruan Indrit Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post