Gjatë ceremonisë zyrtare që u zhvillua dje në Kodrat e Liqenit në Tiranë, një incident ndodhi me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar.
Të gjithë të pranishmit në varrim ishin me listë e për këtë arsye përfaqësuesit e kësaj partie nuk u lejuan të futeshin ndonëse tentuan.
Ata pretendonin se kishin të drejtë të ishin të pranishëm pasi partia e Ballit Kombëtar është themeluar dhe drejtuar në vitet e para Mid’hat Frashëri, por janë përplasur me rojet e policisë.
Një prej përfaqësuesve ka thënë:
“Ne do bëjmë revoltë bëni ca të doni. Hapuni se do futemi, po u them. Ai balashi, i ati i atij ka firmosur kushedi për sa nga shtresa jonë. Kushedi sa ka firmosur për t’u pushkatuar nga shtresa jonë. Ne nuk na lënë dhe vete ai që i ati i tij ka firmosur për të na pushkatuar.”
Ndërkohë që përfaqësuesit e Ballit përplaseshin me gardën, aty ka kaluar kryeministri Rama.
Ramë ka thënë:
“Po ca të bëjmë ne komunistët jemi të poshtër.”
Për më shume ndiqni videot në vazhdim:
Diskutime rreth kësaj post