Deputeti Socialist Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku mbeti i plagosur sekretari demokrat Bledar Okshtuni. Xhafaj tha në emisionin “Log.” se politika nuk duhet të nxisë tension.
Ai shtoi se sa më pak konfliktualitet të ketë aq më mirë do jetë për qytetarët, për të zgjedhur kandidatin dhe partinë e preferuar.
“Nuk e shoh konfliktin tek qytetarët. Uroj dhe shpresoj që kjo gjë do vazhdojë deri më 25 Prill dhe pas 25 Prillit. Qytetarët në këtë vend janë pjekur dhe kanë përgjegjshmërinë që kjo nuk është betejë mes armiqve por betejë politike.Sa më pak konfliktualitet të ketë as më të lehtë do e kenë për të votuar mbi zgjidhjet dhe bindjet politike. Ata do votojnë për forca politike dhe do zgjedhin kandidatin e preferuar. Ajo që duhet të bëjmë ne politikanët është që t’i lëmë të qetë njerëzit të reflektojnë dhe të vendosin me përgjegjësi. Ata do të vendosin për fatin e tyre”, deklaroi Fatmir Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post