Para Demokrake ditën e sotme ka mbajtur takimin e radhës në qyten e Elbasanit, pas bojkot të parlamentit për të disatën herë.
Në përfundim të mbledhjes, teksa ka dalë nga vendi i takimit, Sali Berisha është ndalur nga gazetarët për të thënë dy fjalë në lidhje me situatën aktuale.
Me përzemërsi ai deklaroi se nuk ka asnjë deklaratë pasi i duhet të shkojë, por nuk ka nguruar as të përshëndesë të pranishmit, gazetarët e kameramanët.
Berisha i është drejtuar makinës Range Rover dhe ka tentuar të ngjitet në të, por një moment është sprapsur dhe gati s’ka rënë.
Siç duket, ky automjet është shumë i lartë për liderin historik të PD-së, tashmë të moshuar.
Për fat të mirë, pranë tij ka qenë një prej truprojave, i cili e ka ndihmuar të hipë në automjet.
Diskutime rreth kësaj post