Incidentet dhe gafat e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden janë bërë mëse normale tashmë. Këtë herë, Biden ngriti shumë pikëpyetje kur gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë, ngatërroi himnet kombëtare.
Siç shihet në video, teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së.
Biden madje e mban dorën në të njëjtin vend për 15 sekonda përpara se më në fund të kuptojë gabimin e tij dhe ta heq atë me një lëvizje të ngadaltë.
Diskutime rreth kësaj post