Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur në drekën e kryeministrit Rama dhe ministrave të kabinetit të tij.
Kryeministri ishte në Kozarë për drekë në familjen fermere të Hekuran Çepës. E ndërsa zyrtarët ishin duke ngrënë, një mizë ia behu mbi tavolinë duke shqetësuar së tepërmi të zotët e shtëpisë.
Madje gruaja e familjes menjëherë është indinjuar dhe ka lëvizur me duar për të përzënë mizën që shkonte sa te Rama e sa te ministrja Felaj.
Dhe kjo kërkoi edhe ndihmën e të shoqit për të përzënë mizën që s’shqitej. Kryeministri, nuk ka mundur dot mos reagojë në këtë situatë sa qesharake aq edhe të sikletshme për të zotët e shtëpisë .
“Lere mizën! Lere mizën, merr shembull nga unë, sa miza grenza, karkaenca, gjinkalla, duroj unë, ehuuuuu”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura në tryezë.
Diskutime rreth kësaj post