Ndërsa këngëtari i grupit “Ilirët” Shemsi Krasniqi, është ndaluar nga policia një ditë më parë, kjo e fundit ka reaguar lidhur me ngjarjen në festivalin Sunny Hill.
Sipas policisë, shoqërimi i tij është se është ngjitur në skenë, pa autorizimin e nevojshëm.
“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike. Ndaj tij është shqiptuar fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar”, njoftoi policia.
Ndërkohë, vetë këngëtari i njohur si Shemi, përmes një publikimi në Facebook, u shpreh se Dukagjin Lipa, ishte shprehur që nuk do ta lejonte të këndonte këngën e Adem Jasharit.
“Une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju. Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal. Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.Zoti i nimofte popullit shqipetar”, shkroi Shemi.
Diskutime rreth kësaj post