Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit duket se sërisht ka dështuar. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë larguar, pas debateve me drejtuesin Enkelejd Alibeaj, për çështje proceduriale.
Deputetët e PS-së kishin kërkuar 5 minuta pushim, gjë e cila nuk u pranua nga Alibeaj dhe pas kësaj ata lanë sallën e mbledhjeve, ndërkohë që deputetët e PD vijuan me leximin e pretendimieve të tyre.
Mbledhja në këto momente është duke vijuar vetëm me deputetët e opozitës, por një tjetër tension ka plasur në mbledhje me Alibeajt dhe një punonjëses së administratës së Kuvendit, Lefterije Luzi, dr e Shërbimit në Kuvend.
Alibeaj pasi pate debate të forta me Luzin ka urdhëruar në mënyrë të menjëhershme gardën e Republikës ta nxjerrin jashtë zonjën me arsyetimin se nuk është deputete.
Debati:
Gogu: Doni te beni mbledhje partie ne zyrat e komisonit.
Blerina Gjylameti: Jeni pa kuorum, jeni ne shkelje te rrgullore.
Alibeaj: Do çoj çdokënd nga ju për kallëzim penal për pengim të punës së komisionit.
Ndërhyn Lefterie Luzi, e cila aktualisht është drejtoreshë e shërbimit në Kuvend: Ndërprisni mbledhjen!
Alibeaj: Zonjë, ju lutem dilni. Garda të nxjerrjashtë zonjën se nuk është deputete. Ka marrë vërejtje nga kryetari. Garda ta nxjerrë jashtë!
Diskutime rreth kësaj post