Një incident është shënuar gjatë takimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Klos. I shoqëruar nga të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, Basha u takua me banorë të Klosit këtë fundjavë.
Por në videon e shpërndarë për mediet nga zyra e PD-së, dëgjohet zëri i një “mbështetësi” që thërret: “Fytyrë e poshtër”. Nuk dihet me siguri nëse kjo thirrje i drejtohet kreut të demokratëve, pasi dhe videoja ka një shkëputje gjatë këtij momenti.
Por personi nis dhe bërtet në momentin që Basha ishte duke përshëndetur mbështetësit e tij. Më pas një prej shoqëruesve të kreut të opozitës kthen kokën nga turma dhe bën me shenjë të qetësohen. Të tjerë nisin të qeshin dhe kthejnë kokën pas. Në minutën e nëntë mund të dëgjohet zëri i personit në fjalë.
Diskutime rreth kësaj post