Gazetarja Ola Xama ka reaguar pas sekuestros së Inceneratorit të kryeqytetit të bërë me dije ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes një njoftimi zyrtar.
Në profilin e saj në “Facebook”, Xama e cila herë pas here ka denoncuar aferën korruptive me Inceneratorin e Tiranës shkruan se duke filluar nga dita e sotme shqiptarëve do iu kursehen rreth 15 milionë euro në vit të cilat merreshin nga persona të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Gazetarja thotë se kjo tarifë paguhej 13 milionë euro nga Bashkia e Tiranës, ndërsa dy të tjera nga ajo e Durrësit dhe Kavajës.
Ndër të tjera Xama thekson se me këtë vendim të marrë nga SPAK bien poshtë të gjithë pikëtpyetjet e opinionin publik lidhur me integritetin e këtij institucioni.
“Pas kesaj ngjarje dhe integriteti i hetimeve te SPAK qe vendosej ne pikepyetje nga opinioni publik duke bere analogji me Fierin dhe Elbasanin bie.
Kjo eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme te vitit. Kushdo qe mund te thote se nuk ka cfare sekuestrohet, apo ajo qe u be nuk zhbehet e shume gjera te tjera, i them qe eshte gabim.
Nga sot shqiptareve do iu kursehen te pakten 15 milion euro ne vit qe merreshin nga disa njerez qe jane ne kerkim nga drejtesia. 13 milion euro qe paguheshin nga bashkia Tirane dhe 2 te tjera nga Durresi dhe Kavaja. Disa milion euro po u kursehen edhe operatoreve private qe ishin te detyruar te depozitonin mbetjet ne kete landfill.
Pas kesaj ngjarje dhe integriteti i hetimeve te SPAK qe vendosej ne pikepyetje nga opinioni publik duke bere analogji me Fierin dhe Elbasanin bie.
Edhe burimit te parave qe financonin disa media qe shanin dhe shpallnin armik kedo qe fliste pro interesit publik, tashme po i priten fijet”, shkruan Xama.
Diskutime rreth kësaj post