Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dënohet me 10 vite burg për dosjen e inceneratorit të Fierit. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të bëjë 6.8 vite burg për shkak se ulet 1/3.
Gjithashtu gjykata e posaçme vendosi që t’i bllokohet vetëm një pasuri në vlerën e korrupsionit që akuzohet se ka përfituar dhe të tjerat i lirohen nga masa e sekuestros pas vendimit për inceneratorin e Elbasanit.
Ish-deputeti Alqi Bllako u dënua me 4 vite dhe për shkak të uljes me 1/3 do të bëjë 2.6 vite. Klodian Zoto është dënuar me 8 vite burg për pastrim parash.
Biznesmeni Arben Dervishaj, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj janë shpallur të pafajshëm. Pjesa tjetër e të akuzuarve, disave u është pezulluar dënimi për shkak se e kanë kryer në paraburgim.
Pas pak ditësh do të jepet vendimi për inceneratorin e Elbasanit.
Dënimet që dha gjykata e Posaçme
Lefter Koka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite
Alqi Bllako – 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2.6 vite
Klodian Zoto- Administrator i kompanisë– 8 vite burg
Arben Dervishaj – Pafajësi
Juri Imeraj – Pafajësi
Arjola Kodra – Pafajësi
Diskutime rreth kësaj post