Partia Demokratike ka hedhur zkuaza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me aferën e inceneratorëve. PD deklaroi se Edi Rama u jep qindra milionë euro kompanive guaska me zero staf. Sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD Klodian Muça deri më tani janë vjedhur mbi 100 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Si çdo ditë PD ka ngritur një sërë pyetje për SPAK se deri në çfazë janë hetimet. Në daljen e përditshme për inceneratorët, Partia Demokratike deklaroi se Edi Rama u jep qindra milionë euro kompanive guaska me zero staf. Sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD Klodian Muça deri më tani janë vjedhur mbi 100 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Si çdo ditë PD ka ngritur një sërë pyetje për SPAK se deri në ç’fazë janë hetimet.
“Sot do t’ju japim një pasqyrë të strukturës fiskalo-kriminale ku përfundojnë paratë e shqiptarëve që vidhen me pretekstin e inceneratorëve: Një ‘guacë gjyshe’, në pronësi të një shtetaseje të lindur në ish – Bashkimin Sovjetik, me vetëm 2 vetë në staf dhe 18 mijë euro, ka në pronësi një ‘guacë nënë’, me zero staf e 18 mijë euro buxhet, e cila zotëron ‘guacën bijë’ “Geogenix” me zero staf dhe 50 mijë euro buxhet, të krijuar nga dhurata e Klodian Zotos! Tek kjo guacë me zero staf Edi Rama po çon qindra miliona euro! Qartësisht, Edi Rama gënjeu kur tha se është kompani me eksperiencë të madhe dhe i dha 8 pikë bonus! Si është situata sot?
Mbi 100 milionë euro të vjedhura për inceneratorë që nuk janë; inceneratori i Tiranës nuk ka asnjë tull, Zoto ka vjedhur miliona për konsulencë inceneratori që nuk ekziston; kontrata vijon e nuk ndërpritet paçka se miliona euro vidhen, paratë publike vidhen dhe fshihen nëpër guaca, dhe veç një shtetase ruse e di se ku. SPAK ka ikur në drejtim të paditur dhe e lë vjedhjen të vijojë duke u bërë edhe vetë një ‘guacë e drejtësisë’. Edhe sot si çdo ditë kemi 5 Pyetje: Cila nga këto guaca kishte eksperiencë dhe meritonte 8 pikë të dhuruara me bujari nga Rama? Ku po pëfundojnë paratë publike të shqiptarëve? Ku janë inceneratorët? Çfarë karakteristikash kanë dhe a përputhen me nivelin e BE-së për ndotjen? A vërtetë mendoni se Zoto – Mërtiri po vjedhin qindra milionë euro se gjetën ca leshko apo po ndajnë paratë së bashku? Kush po i ndan paratë e vjedhura të shqiptarëve?”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post