“Një lloj testi, një lloj radari për të kuptuar si po ecën kjo opozitë në drejtim të shprehjes së revoltës dhe kauzave. Pjesëmarrja ishte massive”, kështu e ka përshkruar protestën e 7 korrikut deputetja Ina Zhupa.
Masiviteti në protestë, sipas deputetes demokrate, tregoi besimin tek alternativa e Partisë Demokratike, revoltën ndaj qeverisë, por edhe rikonfirmoi rolin e Berishës në krye të partisë më të madhe opozitare në vend.
“Në shesh kishte edhe qytetarë pa parti, socialistë të ndershëm. Misionarë të lirisë, që zgjodhën alternativën që drejton aktualisht PD, Sali Berishën si drejtues. Ishte nje test protesta, ishim të shumtë. Ishte e bashkuar PD në bazën e vet. Kishte vetëm disa mungesa në grupin parlamentar”.
Sa i përket prezencës dhe rolit të LSI në protestë, Zhupa theksoi se ata janë aty ku duhet të jenë si partia e dytë më e madhe opozitare.
Sipas saj, edhe kthimi i Ilir Metës pas 24 korrikut do t’i bëjë mirë opozitarizmit.
“Do të kenë një alkimi të mirë me Berishën. Arratisja e kryeministrit për të gjetur një strehë në Vlorë, ndërkohë që ne ishim në Tiranë tregon se ai ka frikë”.
Por a u mbush sheshi me qytetarë të ardhur nga rrethet siç aludoi kryebashkiaku Erion Veliaj?
“Këto janë absurditete që vetëm lali Eri mund t’i thotë. S’ka njeri që të thotë që Tirana është e kënaqur me vendorët apo ekzekutivin”, u shpreh ajo.
Sa i përket qëndrimit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe disa deputetëve të tjerë të grupit që munguan, Zhupa thotë se ata zgjodhën të mos ishin në krah të qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post