Pas kërcimit në spektaklin e “Dancing With the Stars”, ish-konkurrentja e Përputhen Ina Kollçaku, ka debatuar me balerinin Ilir Shaqiri.
Ajo i ka theksuar Shaqirit se nuk është “Big Brother” ky spektakël dhe se duhet të japë komentet për kërcimin e saj dhe jo për balerinin që e shoqërin.
Gjatë debatit ndërhyri edhe Valbona Selimllari, por Kollçaku nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke i theksuar kësaj të fundit se ka ikur koha e komunizimit.
Debati:
liri: “Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde”.
Ina: “Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua”.
Iliri: “Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi”.
Ina: “Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars”.
Iliri: “Unë e di shumë mirë, ti ndoshta nuk e ke kuptuar. Ti thyhesh në mes dhe kjo sjell jostabilitetin që vazhdon gjatë gjithë kor”.
Ina: “Do ta vlerësoja nëse do të flisje për mua”.
Eltioni: “Fol, se pema që ka kokrra, gjuhet”.
Iliri: “Se ti ke kokrra shumë…”.
Valbona i drejtohet Inës: “Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë”.
Ina: “Të mos flasë për Eltionin”.
Valbona: “Kur flas unë, ti mos fol”.
Ina: “Komunizmi ka mbaruar”.
Valbona: “Jo, nuk është komunizëm”.
Diskutime rreth kësaj post