Kreu i Kishës Katolike Shqiptare, imzot Angelo Massafra ka kërkuar nga besimtarët e krishterë të mos kërkojnë sigurimin e bukës përmes kultivimit të bimëve narkotike, apo formave të tjera të ndaluara.
E keqja po sjell vetëm fatkeqësi në vendin tonë, prandaj t’i themi ndal asaj dhe shteti të kryejë detyrën e vet tha imzot Massafra gjatë meshës së shenjte ku mbylli “vitin e mëshirës” të shpallur nga Papa Françesku.
Ai kërkoi gjithashtu t’i qëndrohet larg profetëve të rremë, apo sekteve të ndryshme fetare që nxjerrin njeriu nga rruga e besimit.
Viti i mëshirës i shpallur nga Papa Francesku nxiti kryesisht shpirtin e pendesës për t’u kthyer tek mëshira.
Diskutime rreth kësaj post