Mjeku italian, Francesco Le Foche shfaqet optimist për gjendjen në të cilën ndodhet bota dhe nuk e sheh aq larg kthimin në normalitet të shoqërisë.
“Duhet të presim dy javët e ardhshme, nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë brenda dy javëve të para të majit, ne do të jemi në gjendje të dalim dhe të riorganizojmë shoqërinë tonë.
Nëse ky virus sillet ashtu siç duhet, na bën të mendojmë se ne mund të rikthehemi në jetën tonë shoqërore. Nuk mendoj se duhet të kufizojmë shumë lirinë dhe autonominë tonë shoqërore”, – tha Francesco.
Për ta zhdukur koronavirusin, kemi nevojë për vaksinën: Vetëm vaksinimet arrijnë të bëjnë që viruset të zhduken plotësisht nga faqja e dheut.
Sidoqoftë, nëse ky virus sillet si SARS, është i destinuar të zhduket. Unë jam optimist dhe optimizmi im bazohet në shkencë.
Diskutime rreth kësaj post