Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka komentuar situatën aktuale nga koronavirusi. Mjeku theksoi se është e nevojshme që të identifikohen dhe të izolohen të gjithë personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje, ndërsa maskat sipas tij, duhet të bëhen të detyrueshme.
“Njerëzit e rrezikuar duhet të identifikohen. Moshat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje të tjera kronike, tumorale, janë shumë të rrezikuara dhe duhet të izolohen. Aktualisht nuk mund të bëjmë jetë normale.
Qytetarët duhet të bëjnë një jetë normale, ndërsa grupi i atyre që janë të rrezikuar duhet të ruhen në mënyrë të jashtëzakonshme. Mbajtja e maskës në publik duhet të bëhet e detyrueshme. Heqja dhe vënia e maskës mund të jetë e rrezikshme. Edhe policia e rendit duhet të marrë masa për të parandaluar grumbullimet.” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post