Vetëm 2 orë përpara nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, forca të shumta policie janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.
Protesta është parashikuar në orën 11:30 teksa në orën 12:00, do të mblidhet Këshilli i Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK që kërkon masën e arrestit shtëpie/burg për ish-kryeministrin Sali Berisha, sa i takon dosjes Partizani.
Këtij të fundit, i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Raportohet se pranë ambienteve të Kryesisë janë edhe FNSH.
Sakaq, brenda kryesisë janë pozicionuar edhe gardistët.
Në rast të përshkallëzimit të protestës së opozitës, policia është e paisur me kundragaz, kjo si një formë për të larguar qytetarët që do të dalin në protestë.
Berisha është shprehur se thirrja e qytetarëve nuk po bëhet kundër SPAK dhe për procesin e nisur ndaj tij, por është vijim i revoltës sëdeputetëve në Kuvend.
Diskutime rreth kësaj post