Një vajzë 15-vjeçe, Stephanie Ray, ka publikuar fotografinë ku shihet duke i dhënë lamtumirën e fundit të dashurit, vetëm disa minuta para se t’ia fiknin aparatet që e mbanin të gjallë.
Blake Ward, 16-vjeç, ishte njëri nga tre adoleshentët që janë nxjerrë nga deti në pjesën veriore të Walesit, pasi kishin pasur vështirësi gjatë notit.
Blake ishte dërguar me helikopter në spitalin e fëmijëve Alder Hey në Liverpool, por për fat të keq disa ditë më vonë familjarët e tij ishin njoftuar se kishte pësuar lëndime në tru, dhe se nuk do të mund të shërohet.
Dhe duket parë se nuk kishte shpëtim, familja mori vendimin më të vështirë ta autorizojnë fikjen e aparateve që e mbanin gjallë.
Ky moment prekës është dokumentuar me një fotografi, ku shihet se si Blake e përqafon e dashura e cila e dinte se disa minuta më pas do t’ia fiknin aparatet.
Kjo fotografi është shpërndarë në Facebook, ku Ray e ka përshkruar si ditën më të rëndë, duke pranuar se përgjithmonë do ta dashurojë Blake të cilin kurrë nuk do ta harrojë.’
Diskutime rreth kësaj post