Me anë të një video të postuar, kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar një video me pamjet me dron të lagjes së re të rindërtuar në Fushë Krujë që u dëmtua nga Tërmeti.
“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re Rilindja në Fushë Krujë, ju uroj një javë të mbarë”, – shkruan Rama krahas videos.
Zona e rindërtimit ndodhet vetëm 1 km larg nga qendra e qytetit ndërsa plani i zhvillimit shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ku ndërthuren banesat individuale, ndërtesat kolektive, institucionet arsimore dhe shërbimet.
Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale. Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post