Nga Mero Baze
Elvis Naçi është një imam i ri që pëlqehet nga të rinjë myslymanë në Tiranë. Në dallim nga disa imamë nga Kosova, që kur flasin për gratë, duken sikur i ke nxjerr nga ndonjë shpellë prehistorike, ky dukej më normal dhe më i ndjekur nga të rinjtë. Derisa foli dhe ky për gratë!
Prej 24 orësh në rrjet po qarkullojnë disa deklarata të tij dhe disa përpjekje po të tij, për ti interpetuar ato , të cilat në thelb zbulojnë më së paku kompleksin që kanë imamët për të na mësuar gjëra rreth grave dhe mënyrës se si të dominojmë ndaj tyre.
Krahasuar me disa deklarata të imamëve të Kosovës, që janë vepra të pastra penale, kjo e Imamit Elvisit (Ky ka problem dhe me emrin si Imam) ishte më e lehtë, por pika e nisjes është e njëjtë dhe ka të bëj me mënyrën se si klerikët myslymanë në shoqëriën tonë, përpiqen të bëhen popullorë, duke na dhënë leksione kundër grave.
Kjo përveçse është shumë primitive, turpuruese, burracake dhe e pështirë si mënyrë sjellje, duhet të filloj të jetë dhe vepër penale.
Imamët janë njerëz me ndikim që ndiqen nga mijëra njerëz për shkak të besimit fetar dhe predikimeve fetare të tyre. Por Shqipëria dhe Kosova, janë vende laike, sekulariste, ku feja është e ndarë nga shteti dhe klerikët janë të barabartë para ligjit, si çdo qytetar tjetër.
Në këtë vend të padisin në gjyq, po the ndonjë fjali me dy kuptime për LGBT dhe mirë bëjnë, por kur ngrihen disa imamë shpellarë dhe bëjnë thirrje të hapura, jo vetëm diskriminuese, por dhe poshtëruese ndaj femrave, ata maksimalisht ofendohen në rrjete sociale, por nuk ka asnjë veprim ndaj tyre.
Poshtërimi publik i gruas, sidomos nga njerëz me ndikim për shkak të funskioneve religjioze, është një lloj keqpërdorimi i pushtetit, biles me keq se keqpërdorimi i pushtetit politik për të njëjtën çështje.
Një imam që bën deklarata të tilla, ose së paku që kuptohet që nuk është në anën e grave duke nxitur inferioritetin e tyre para burrave, është një përdhunues publik që duhet dënuar, pasi nxit dhunën ndaj tyre dhe frymëzon breza të tëra injornatësh në këtë drejtim.
Në Kosovë janë ndaluar dy vjet më parë rreth 20 klerikë myslymanë për lidhjet e tyre me grupe islamike radikale e terroriste, por kjo është ana e thjeshtë e problemit. Ana më e ndërlikuar e problemit, është se klerikë të tillë, po e instalojnë islamin radikal si stil jetese dhe si kulturë të shoqërisë dhe për këtë nuk duhet heshtur.
Ata po sillen në publik më shumë si manjak seksual se sa si klerikë. Ata ngjallin më shumë kurjozitet për seksin e dhunshëm dhe rrahjen e grave se sa për Zotin. Dhe ndaj tyre nuk duhet reaguar vetëm me fjalë! Por me aksione ligjore me përballje me drejtësinë dhe mbi të gjitha me krijimin e një mjedisi të padurueshëm për ta, në shoqërinë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post