Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamjet nga një ndër qendrat shëndetësore të rikonstriktuara në Tiranë, ka ‘thumbuar’ sërish shumë ashpër paraardhësit e tij.
Rama shkruan se shëndetësia ishte lënë e rrënuar, por ngre pyetjen retorike se imagjinoni se çfarë tmerri do të ishte po të na kishte gjetur COVID me spitalet e shërbimet e 7 viteve më parë.
Postimi i plotë:
“#Kantieri i Shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë në një prej godinave të rrënuara pranë qendrës së Tiranës, e cila do të #transformohet në një qendër shëndetësore dinjitoze në shërbim të 82 mijë banorëve të Njësisë Administrative nr. 1 dhe 2 në Tiranë.
#VIJON puna për transformimin dhe zhvillimin e shërbimeve të kujdesit parësor, me programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore nga veriu në jug.
*** Asnjë mrekulli, thjesht detyra, por sidoqoftë ktheni pak kokën mbrapa, jo shumë larg në vite dhe gjejeni një qeveri që ka bërë për shëndetësinë kaq shumë, gjejeni një ministër shëndetësie kantier më kantier dhe ditë-natë në krye të detyrës çdo ditë, gjejeni edhe përgjigjen ku do ishim sot po të ishin bërë punët me kohë, siç i bëjmë ne prej 7 vitesh(?)! Ah po, dhe imagjinoni pak çfarë tmerri do ishte të na kishte gjetur Covidi me spitalet e me shërbimin e 7 viteve më parë
#ShëndetësiaQëDuam për #ShqipërinëQëDuam” – ka shkruar Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post