Ian Wilson ishte duke shëtitur në Newton Abbot, Devon të Anglisë kur vuri re disa lopë që po ecnin mbi çatinë e një shtëpie.
Por kur pa më me kujdes, 46 vjeçari kuptoi se në fakt ishte vetëm një iluzion optik: kafshët ishin duke kullotur në fushën që ndodhej prapa ndërtesës.
“Ishte pasdite vonë kur pashë në distancë një grup lopësh që po ecnin në çatinë e një shtëpie. Fatmirësisht kisha kamerën time me vete për të realizuar disa foto. Më pas kuptova se lopët ishin duke kullotur në fushë por iluzioni nga distance ishte argëtues”.- u shpreh fotografi për Daily Mail.
Nuk është një situatë shumë e këndshme që një lopë të ngecë në një çati.
Vitin e kaluar një kal i madh Friesian që ra nga një kodër iu desh të shpëtohej nga zjarrfikësit kur ngeci në një çatinë e një ndërtese në Halifax, West Yorkshire.
Diskutime rreth kësaj post