Ilnisa dhe Meriton Mjekiqi kanë shprehur dashurinë dhe planet për martesë e fëmijë, por duket se familja e Meritonit ende mendon se romanca e tyre brenda BBV3 ishte thjesht pjesë e lojës. Edhe familjarët e Ilnisës më herët kanë shprehur mendimin se marrëdhënia e tyre ishte vetëm një lojë. Së fundmi, Ilnisa deklaroi se ishte takuar me babanë e Meritonit. Megjithatë, babai i Meritonit bëri një deklaratë befasuese gjatë një interviste në emisionin ‘Cherry on ToP’, ku tha se lidhjen e të birit me Ilnisën e sheh si pjesë të lojës.
“Duke marrë gjithçka në kontekstin e lojës, brenda është tjetër gjë.”
Lidhur me këtë deklaratë, Ilnisa reagoi në tapetin e kuq të BBV, duke thënë se dashuria triumfon mbi gjithçka.
“Duhet të të jap përgjigje? Padyshim që e pashë, por nuk kam ndonjë koment specifik. Di të them se dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era, kaq.”
Diskutime rreth kësaj post