Ilir Shaqiri ishte i ftuari i Ermal Peçit në takimin e së dielës në “Më prit në fundjavë” në RTSH. Mes shumë rrëfimeve ai foli edhe për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP dhe nëse do vepronte si miku i tij, Sabiani që hyri sërish.
“Absolutisht jo. Ndoshta një edicion vetëm më fituesit. Sabiani shkoi për një problem familjar aty, nuk u fut për të fituar spektaklin”, tha Iliri.
Po nëse vajza e Ilirit do të ishte në shtëpi do futej edhe Iliri?
“Jo nuk do futesha. Kur njëriu është mazhoren e mbi të gjitha kur di çfarë vajze ke nuk ka arsye përsë të futesh apo ndërhysh”, u përgjigj balerini.
Diskutime rreth kësaj post