Balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij Emanuela Morini, kanë kurorëzuar mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre, pas 20 vitesh bashkë, në një ceremoni buzë detit.
Në ditën e dasmës, ata kanë festuar gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së balerinit, ndërsa të shumtë kanë qenë të ftuarit vip.
Shumë banorë të “Big Brother Vip Albania”, që ndanë me Ilirin muaj të tërë, morën pjesë në dasmë, ndërsa pyetja që i mundon të gjithë, është nëse “100 mijë euroshi i tij”, Sabiani, ka shkuar apo jo në dasmën e “vëllait”.
Teksa të gjithë banorët e tjerë kanë nxjerrë foto nga dasma e Ilirit, në fakt, Sabiani duket se po shijon ditë pushimi në Jug të vendit me djalin e tij, pamje të cilat i ka postuar në rrjetet sociale.
Duket se marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tij.
Diskutime rreth kësaj post