Presidenti Ilir Meta publikoi në rrjetet sociale edhe në versionin anglisht videon që paralajmëroi kohë më parë, përkrah të cilit shkruajti se ftonte qytetarët ta ndiqnin si të parin në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Në video tregohet gjithashtu edhe se si u la jashtë procesit Avokati i Popullit duke akuzuar Dvoranin si protagonistin që ktheu gjithë procesin thjeshtë në emërime
Më tej Presidenti e quan fiktiv emërimin e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, duke cituar mosrespektimin e radhës Kushtetuesen nga ana e KED.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Ata i kujtojnë Ilir Metës videon e Dritan Priftit. I ashpër ka qenë reagimi pasi sipas tyre në këtë video nuk ka asgjë të re.
Meta ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.
Diskutime rreth kësaj post