Tani është zyrtare: Ilir Meta është presidenti i ri i Shqipërisë.
Ai është zgjedhur pasditen e së premtes president i vendit, me 87 vota pro, nga 71 vota që ishin të nevojshme.
Në votim kanë marrë pjesë 89 deputetë. Nga ta, kundër kanë votuar vetëm 2.
Bëhet fjalë për Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin, që deklaruan publikisht që paraditen e së premtes, votën kundër për kandidaturën e Ilir Metës.
Diskutime rreth kësaj post