Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, ditën e sotme është pyetur nga gazetarët për një bashkëpunim të mundshëm me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Meta u shpreh se ky i fundit do duhet të gjejë vetën në raport me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.
Gjithashtu kreu i PL, tha se cilido që bashkëpunon me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim i saj në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opzoitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij.
“Besoj se kriter për bashkëpunim brenda të gjithë opozitës për një opozitë gjithëpërfshirëse përballë një regjimi që investimin më të madhe ka bërë në përçarjen e opozitës dhe përpjekjen për ta paralizuar atë, pa asnjë diskutim që këtë e ka secili vetë në dorë duke gjetur veten në raport me Ramën dhe qeverinë e tij.
Kështu që cilido që bashkëpunon në çdolloj forme dhe mënyre me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim i saj në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opzoitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij. Secili e ka patur mundësinë për të treguar nëse është në opozitë me këtë regjim apo është në nivelin e tij.”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post