Presidenti Ilir Meta ka folur për 11 pyetjet mbi ngjarjen e Elbasanit që i dërgoi policisë dhe prokurorisë. Meta tha se pret përgjigje sot. Presidenti u shpreh se populli e ka kuptuar që vetëm vota është shpëtimi i tyre.
Deklarata e Metës:
“Përgjegjësia është e drejtësisë, e SPAK-ut e Policisë së Shtetit. Zbardhja e saj na ndihmon të parandalojmë ngjarje te tjerë. Nëse policia do të kishte zbardhur ngjarjen e Kavajës, ku drejtorët e policisë bashkiake hynë dhe plagosën anëtarin e PD-së brenda në zyrë. Nuk ka çështje më të rëndësishme se ajo e Elbasanit. Pyetjet ia kam bërë prokurorisë, SPAK, shtetit. Përgjigjen e pres sot. Populli e ka kuptuar që vetëm vota është shpëtimi i tyre”, tha Meta i ftuar në një studio televizive.
Diskutime rreth kësaj post