Pas shumë informacionesh kontradiktore, më në fund burime nga LSI kanë konfirmuar se po bëhen gati nënshkrimet e deputetëve për të propozuar Ilir Metën si kandidat të mazhorancës për president.
Kështu, pakti Rama- Meta i parë 4 viteve Rama- Meta po shkon drejt finalizimit, plan sipas të cilit Rama do të siguronte një mandat të dytë si kryeministër i koalicionit, ndërsa ish aleati i Berishës, do të shkonte në krye të shtetit.
Meta hezitoi një kohë të gjatë për t’a shpallur projektin e tij politik, duke luajtur shpesh mes PS dhe PD, por më në fund ka vijuar atë që pritej, marrëveshjen politike me Edi Ramën.
Në këtë kohë krize politike, ndoshta posti i presidentit mbetet më i parrezikuari edhe pas zgjedhjeve problematike që pritet të mbahen pa opozitën dhe Meta mendon të luajë ndonjë rol në rast të vijimit të krizës pas zgjedhjeve.
LSI do të hyjë kështu e vetme në zgjedhje, për shkak se koalicioni paraelektoral nuk ka më mundësi të regjistrohet, si dhe pa kryetarin e saj aktiv në fushatën zgjedhore.
Diskutime rreth kësaj post